E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajmi i FUNDIT / Priten arrestime të katër zyrtarëve të lartë të policisë?
Lajme

Lajmi i FUNDIT / Priten arrestime të katër zyrtarëve të lartë të policisë?

Katër urdhër-arrestet për zyrtarë të akuzuar si të implikuar në trafikun e kanabisit pritet të ekzekutohen nga policia.

Burimet për mediat bëjnë të ditur minutat e fundit se tashmë urdhër-arrestet e Prokurorisë kanë mbërritur në polici.

Urdhër-arrestet bazohen në hetimet që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda prej disa kohësh.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arresti.

Për Gjergji Kohilën, zyrtar i Policisë në Vlorë.

Për ish-drejtorin e Kufirit në Vlorë, Sokol Bode, i cili ka dalë edhe në foto me Moisi Habilajn.

Pas largimit nga Vlora, Sokol Bode ka qenë drejtues në Policinë e Shkodrës, duke mbajtur edhe detyrën e drejtuesit të sektorit të kërkimit

Fletë-arresti për Jaeld Çelën po mbahet prej 5 orësh pa ekzekutim
Skandal në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, e cila prej më shumë se 5 orësh nuk po ekzekuton një prej fletë-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Tahiri-Habilaj.

Burime bëjnë të ditur se fletë arrestet kanë mbërritur në Drejtorinë perish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, nuk është ekzekutuar. Nuk dihen arsyet sepse policia lokale nuk ka zbatuar një urdhër të prokurorisë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga çështjet më të bujshme të muajve të fundit, atë të trafikut të drogës.

Burimet bëjnë të ditur se Çela është një nga personat që sipas prokurorisë do të hetohet për trafikun e lëndëve narkotike në lidhje me dosjen Habilaj, ku rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.