LAJMI I FUNDIT/ Shpërthen transformatori brenda Universitetit Bujqësor (FOTO)
Një ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku një transformator i energjisë elektrike, i vendosur brenda godinës, ka shpërthyer duke shkakatuar flakë e tym.
Lajmi është bëri i ditur nga anëtari i djathtë në Bashkinë e Tiranës Kreshnik Çollaku, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan:
“Shperthen Transformatori brenda Universitetit Bujqesor. Jashte cdo kriteri teknik transformatori eshte futur brenda godines se universitetit per shkak te mungeses se energjise elektrike.
#Mesjete…”
Pas këtij denoncimi, burime thanë për Fax News, se në momentin e shpërthimit në Universitet ishin pedagogët, dhe momentalisht nuk raportohet për të lënduar. Ndërsa sipas të njëjtave burime mësohet se fillimisht është dëgjuar një shpërthim, e më pas ka shpërthyer tymi. Pas kësaj në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila po punon për shuarjen e tij.


(B.B/ Faxwweb.al)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



