E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulm fizik, përgjaket gazetari Vehbi Kajtazi
Lajme

Sulm fizik, përgjaket gazetari Vehbi Kajtazi

Gazetari dhe kryeredaktori i ‘Insajderit’ Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në një nga lokalet në Prishtinë ku po qëndronte gazetari Kajtazi.

Sipas dëshmitarëve, atij i është afruar një person i cili e ka goditur në fytyrë gazetarin, duke e përgjakur.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i ka thënë Radios Evropa e Lirë se polica ka dal ne vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.

“Në ora 14:30 në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë ka ndodhur ngjarja. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u hetuar rrethanat. Të arrestuar nuk ka, por një person është shoqëruara në polici”, thotë Borovci.

Ai ka shtuar se motivet e sulmit ende nuk dihen.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Kajtazi dhe i bënë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë rast.

“Gazetari Kajtazi ka qenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme edhe ne të kaluarën. Fatkeqësisht disa nga këto raste ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që ne presim hetime të pavarura dhe epilog të shpejt. Hetimet për këtë rast duhet të dërgojnë në hetim të mirëfilltë të të gjitha dyshimeve”, thuhet në njoftimin e AGK-së dërguar medieve.

Sulme të tilla, sipas AGK-së paraqesin shqetësim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vendin tonë.

Sulmin ndaj gazetarit Kajtazi e kanë dënuar edhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesit e partive poltike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.