Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, tronditen shumë qytete
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë paraditen e sotme në disa qytete të vendit.
Nuk ka të dhënë për të lënduar apo dëme materiale.
Lëkundjet e forta u ndjenë rreth orës 11:02 në kryeqytet dhe në zonat përreth.
Tërmeti i fuqishëm raportohet të jetë i shkallës 5.2 ballë dhe epiqendra dyshohet të jetë në Durrës.
Lëkundje të fuqishme raportohen të kenë ndodhur dhe në zonat përreth Tiranës, por jo vetëm.
Deri më tani, nuk raportohet për dëme, por lëkundjet po vazhdojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




