E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajmi i mirë për motin, ja çfarë thonë meteorologët
Lajme

Lajmi i mirë për motin, ja çfarë thonë meteorologët

Sinoptikane Tanja Porja në një lidhje telefonike me News 24 dha parashikimin e motit për ditët në vijim. Sipas sinoptikanes reshjet me me intensitet të lartë e mesatar do të vijojnë deri në mesnatë, kryesisht në zonat jugore.

Pritet që pas mesnate reshjet të pakësohen në pjesën më të madhe të vendit. Moti kthjellohet nga dita e martë.

“Edhe pak orë deri në mesnatë do të ketë reshje me intensitet të lartë e mesatar në zonat jugore. Reshje do të ketë në kufirin juglindor, pas mesnate nga ora 2-3 pritet reshjet të pakësohen në pjesën më të madhe të jugut.

Në orët e para të mëngjesit, zonat jugore do kenë reshje të pakta. Veriu do ketë reshje më të pakta të pakonsiderueshme në krahasim

Në mesnatën e së shtunës dhe të dielën në mëngjes, do ketë shtim të reshjesh në pjesën qëndrore e jugore, kurse më pak do ketë në veri.

Dita e hënë sjell stabilizim të kushteve të motit, nga e marta në të enjte moti do jetë i kthjellët dhe do ketë ulje të temperaturave,” tha sinoptikania.

Temperaturat

Kemi pasur ulje me 2 ose 3 gradë në ditën e sotme, ndryshe nga këto ditë që kaluan. Të dielën do ketë ulje graduale dhe kur të kthjellohet moti të martën, presim temperaturat të zbresin nën 0 në zonat malore, priten reshje dëbore.

Kemi një fuqizim të reshjeve të dëborës kryesisht në verilindje gjatë të dielës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.