E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lali Eri bën qokën në dasmën e Top Channel në Como
Publik News

Lali Eri bën qokën në dasmën e Top Channel në Como

Në dasmen e trashegimtares së Top Channel Sara Hoxha me Ledionin, nuk mund të mungonte as Erion Veliaj. Me gjithë shërbimet qe ky ekran i bën kryebashkiakut gjatë vitit, ai nuk mund të mungonte në këtë eveniment.

Lali qe i veshur me frak ndërsa Ajola shkëlqente me fustanin e saj të zi edhe pse më një bark të madh, pasi ndodhet në fundin e shtatzënisë.

Qokatar i pashembullt, sidomos kur është fjala për mediat, Veliaj duket se i ka dhënë kësaj dasme një rëndësi tepër të madhe pasi udhëtimi në Itali është sipas tij i vetmi pushim veror që ka zgjedhur të bëjë Veliaj në mes të angazhimeve në bashki dhe Ajolës në fund të shtatzënisë.

Në një intevistë për “ Top Cannel”, pak ditë më parë i pyetur nga gazetarja Oriela Nebiaj, ai ka thënë, se shumë shpejt do të shkonte në një dasmë në Itali dhe se ato do të mund te quheshin pushimet e vetme të çiftit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.