E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Lamtumirë Çadër!

Basha mbyll zyrtarisht ‘çadrën’ para Kryeministrisë: Koha e maskarenjve iku

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e fundit ditën e sotme në ‘çadrën e lirisë’, pas 3 muajsh e vendosur para Kryeministrisë.

Kështu, zyrtarisht, pas marrëveshjes së ditën së sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës, është mbyllur zyrtarisht ‘çadra’.

Duke folur para mbështetësve të PD-së, Basha tha se kjo lëvizje nuk do të ulet, por do të marshojë në çdo cep të Shqipërisë.

 “Ky ishte turni i fundit te çadra e lirisë dhe sonte, teksa ju qëndrestar të pamposhtur të lirisë dhe Republikës së re, niseni në shtëpitë tuaja.
 Ju merrni me vete mesazhin historik të kësaj çadre, populli i bashkuar fiton gjithmonë.

Ta shndërrojmë Shqipërinë në sheshin dhe çadrën e lirisë, infektojeni Shqipërinë me besimin dhe optimizmin tuaj.

90 ditë dhe Shqipëria tashmë nuk është siç ishte më parë. Por 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, por do të marshojë në cdo cep të Shqipërisë, kjo ishte vetëm nxemja.

 90 ditët e historisë të bashkimit tonë janë krenaria e një shoqërie dhe prova se e vetmja vlerë që mund të keqen, që nxjerr një shoqëri nga drita e errësirës është bashkimi.

Betejat që kemi fituar janë dëshmi, se kjo lëvizje dhe PD me aleatët janë më të fortë për të marrë përgjegjësitë për qeverisjen e Republikës së Re.

Qytetet, lagjet dhe fshatrat le ti shëndrrojmë si ky tempull, mos e ndalim marshin drejt Republikës së Re” deklaroi Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.