Lamtumirë Guliem Radoja!

“Shkodrani i madh që e njihte e gjithë Shqipëria për durrsak, Guliem Radoja nuk mundi t’ia dalë për t’i shpëtuar flamës së shekullit. Flamës që shuajti të mëdhenj e të vegjël për llogari të një skenari për të cilin sa më shumë të flasësh aq më shumë e ke vdekjen pranë. Tenkikat tuaja të madhështisë ishin të përqëndruara tek bicikleta juaj modeste me të cilën shëtisje rrugët e Durrësit cdo mëngjës. Sepse kush largohet prej shkodre mundet te harroje gjithcka pervec bicikletes. Bicikleta që projektoi madheshtinë tënde të veshur me 24 karatë modesti, përulësi e qytetari. Do t’i mungosh rrugëve të Durrësit, ti, bicikeleta jote dhe pulovra e lidhur bukur mbi shpatulla e herë të tjera në brez.

I lehtë dheu dhe i paqtë rrugëtimi!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



