E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lana del nga shtrati dhe përmbyt Tiranën, rrugët të pakalueshme
Lajme

Lana del nga shtrati dhe përmbyt Tiranën, rrugët të pakalueshme

Rrebeshi i shiut që zgjati disa minuta ka përmbytur Tiranën.

Stuhia  ka bërë që lumi Lana të dalë nga shtrati në zonën ndërmjet kompleksit Delijorgji dhe Pallatit me Shigjeta.

Policia ka ndërprerë qarkullimin e automjeteve në të dy anët e ‘Unazës së Vogël’ për shkak se lartësia e ujit është e konsiderueshme.

Stuhia e shiut që përfshiu kryeqytetin këtë pasdite solli probleme në disa rrugë.

Uji vërshoi si pasojë e bllokimit të pusetave të kanalizimeve duke sjellë përmbytje.

Probleme raportohen në disa lagje të Tiranës ku rrugët janë të pakalueshme.

Ka mjaftuar pak minuta shi vere për të nxjerrë në pah cilësinë skandaloze të punimeve në infrastrukturë nga ana e bashkisë së Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.