Lapaj flet për paktin PS-Rithemelimi : Sa herë janë bërë bashkë i kanë bërë dëm Shqipërisë
Duke komentuar paktin e fundit të arritur mes mazhorancës dhe Rithemelimit, drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj tha se ata janë bashkë përgjatë 30 viteve.
“Më në fund nuk ndenjën dot larg njëri-tjetrin. Sa herë janë bërë bashkë i kanë bërë dëm Shqipërisë. Në fakt janë bashkë tërë kohës, por sa herë kanë dalë bashkë publikisht për të kryer ‘reforma’. U bënë bashkë në 2008, duke i bërë gjëmën Shqipërisë, duke ndryshuar Kushtetutën dhe rrëzimin e demokracisë që deri atëherë kishim ndryshuar.
Pas 2008, u bënë bashkë në 2009 ku ndryshuan Kodin Zgjedhor dhe ai kod është ende në fuqi ku është hequr gara. Dy kryetarë partish kanë dy biznese të mëdha ku kryetarët e partisë janë ata që ndajnë postet, ndajnë emrat e deputetëve. 30 ditë para zgjedhjeve e dimë 90% të Parlamentit të ardhshëm. Kur kryeministri çon një projektligj në Parlament, të gjithë votojnë pro. Në këto 30 vite më gjeni një komision që ka sjellë rezultate”, tha ai.
Lapaj gjatë debatit me Dorian Telitin, anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD tha se opozita nuk po i del kundër pushtetit.
Sipas tij, pushteti nuk e do reformën zgjedhore, por edhe opozita po tregon që nuk do lista të hapura.
“Faktet deri tani tregojnë se nga ana e tij pushteti thotë ne nuk bëjmë reformë sa kohë ata të tjerët nuk duan. Po nuk u bë reformë do shkojmë me këtë reformë që jemi, thotë pushteti. Ndërkohë këta nuk kanë asnjë qëndrim zyrtar duke u fshehur pas artificave. Fakti është që nesër përfundon afati zyrtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe partitë politike nuk kanë çuar propozime që të bëjnë ndryshimin e sistemit”, tha Lapaj.
Pyetje: Mendon se kjo marrëveshje është vazhdimi i marrëveshjes Rama – Berisha 2008?
Adriatik Lapaj: Absolutisht po, sepse nuk ka një pozicion të qartë të asaj pjese të opozitës që të deklarohet që është për hapjen e sistemit zgjedhor. Deri tani ju nuk jeni pro hapjes së listave.
Sipas meje, faktet deri tani tregojnë se nga ana e tij pushteti thotë ne nuk bëjmë reformë sa kohë ata të tjerët nuk duan. Po nuk u bë reformë do shkojmë me këtë reformë që jemi, thotë pushteti. Ndërkohë këta nuk kanë asnjë qëndrim zyrtar duke u fshehur pas artificave. Fakti është që nesër përfundon afati zyrtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe partitë politike nuk kanë çuar propozime që të bëjnë ndryshimin e sistemit.
Nuk e duan, duan ta mbajnë peng këtë popull. Në më pyet mua për rikthimin e koalicioneve edhe unë jam që të kthehen koalicionet. Por ne jemi për një gjë më të madhe, të hapen listat, të bëhet një sistem proporcional me lista të hapura, që gara të hapet. Këto këta nuk kanë ndërmend ti bëjnë.
Kur Rama sillet me këta keq, thonë Edi Rama krimineli, kur këta sillen me popullin keq, që nuk pranojnë argumentin për ta demokratizuar vendin ne nuk duhet të mendojmë se këta janë të këqij si Edi Rama.
Nuk po i dilni kundër pushtetit, po mbani të njëjtin sistem, atë kostum që i keni qepur në 2008.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



