E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lapsusi i Ramës me numrin e viktimave të COVID-19, ’51 viktima’
Publik News

Lapsusi i Ramës me numrin e viktimave të COVID-19, ’51 viktima’

Ish-gazetari i BBC-së, Ilir Kadia ka publikuar një video të kryeministrit Rama, i cili ditën e sotme deklaroi me gjasa gabimisht se në Shqipëri janë 51 viktima prej koronavirusit.

Në mesazhin e tij, Ilir Kadia thekson se kryeministri ka dy vite që e ka bërë “këngë” lapsusin e Lulzim Bashës me tabelën e shumëzimit.

Sipas ish-gazetarit të BBC, lapsusi i Ramës është makabër dhe se Basha mund t’ia kthente me të njëjtën monedhë, pasi në këtë rast behet fjalë për 30 jetë njerëzish.

“Lapsus bëre natyrisht!

Por ke dy vjet që e ke bërë këngë lapsusin e kreut të opozitës me tabelën e shumëzimit!

Po ta kthejë ai me të njëjtën monedhë lapsusi yt është makabër se janë 30 jetë njerëzish dhe jo gogla të tabelës së shumëzimit, o Kryeministri Ynë legjendar!”, thekson Kadia.

Ditën e sotme numri i të vdekurve në Shqipëri prej COVID-19 ka shkuar në 22 persona, ndërkohë që në kohë që foli kryeministri numri ishte në 21.

 

Ilir Kadia

Subscribe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.