E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Largim i papritur nga Laçi, klubi i jep duart mesfushorit 20-vjeçar
Publik News

Largim i papritur nga Laçi, klubi i jep duart mesfushorit 20-vjeçar

Pas mesfushorit Damian Gjini dhe sulmuesit Stenio Dutra, vjen firoja e tretë nga Laçi pa u mbyllur mirë viti. Mesfushori me tipare sulmuese, Elvi Berisha, nuk do të jetë më pjesë e kurbinasve.

20-vjeçari ishte një prej lojtarëve të rëndësishëm të bardhezinjve në sezonin e shkuar, por një dëmtim i rëndë e penalizoi jo pak.

Gjatë këtij kampionati Berisha është aktivizuar vetëm në një ndeshje si titullar, ndërsa ka luajtur në 9 takime, me një total prej 192 minutash. Mungesa e hapësirave duket se ka bërë që palët të ndërpresin kontratën.
elvi-berisha.jpg.1

Për herë të fundit Berisha ka qenë i grumbulluar në ndeshjen Partizani-Laçi, 1-0, e më pas nuk ka qenë më në dispozicion të trajnerit Cungu. I riu është afirmuar si lojtar te Tirana dy sezone më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.