Largimi i kryprokurorit lajm i mirë/Llalla dështoi në mandatin e tij
Ikja e kryeprokurorit ende në detyrë Adriatik Lalla, icili lë postin që e mbajti për pesë vite me rradhë në datën 7 dhjetor është në qendër të bisedës së emisionit “To night”, ku krahas të tjerëve është i pranishëm edhe politologu Afrim Krasniqi. I prononcuar rreth kësaj teme Krasniqi ka thenë se largimi i kryeprokurorit Llalla është lajm i mirë për Shqipërinë.
“Për mua personalisht, nëse flasim për Prokurorin e Përgjithshëm, dita që ai do të largohet nga detyra do të jetë lajm i mirë për Shqipërinë, për shkak të një dështimi gjatë mandatit të tij të ushtrimit të detyrës. Si njeri i supervotuar Llalla nuk i justifikoi pritshmëritë e larta. Ikja e tij tashmë fakt por çështja është se kush do të jetë Prokurori i ri”.
Mirëpo a do të rrezistojë Llalla për të bërë realitet përpjekjen për të qenë ai kryeprokurori i ri i përkohshëm, sikurse është debatuar mediatikisht, dhe më pas kandidat edhe për një mandate tjetër?
“Kam përshtypjen se Llalla nuk është i interesuar për përplasje politike për shkak të karrierës së tij në një tjetër detyrë”, është përgjigjur Krasniqi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



