E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Largimi i zyrtarëve nga institucionet, presidentja Osmani serbëve: Zgjedhjet duhet të mbahen. S’ka rrugë tjetër!
Lajme

Largimi i zyrtarëve nga institucionet, presidentja Osmani serbëve: Zgjedhjet duhet të mbahen. S’ka rrugë tjetër!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë dy data për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.  Ajo ka deklaruar se zgjedhjet duhet të mbahen dhe se ky vendim nuk mund të ndryshohet.

Data 18 dhjetor është më e mundshmja për t’u mbajtur zgjedhjet në katër komunat e Veriut, ku janë dorëhequr kryetarët e tyre, që vinin nga Lista Serbe.

Presidentja Osmani, pas konsultimit me partitë politike, u është drejtuar në veçanti qytetarëve serbë, duke u thënë se mbajtja e zgjedhjeve atje është e detyrueshme, pas largimit të kryetarëve dhe kjo nuk është “çështje dëshire”.

“Dua t’i sigurojë të gjithë qytetarët serbë të Kosovës se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është detyrim kushtetues, që ka lindur nga akti i dorëheqjes së kryetarëve të komunave. Assesi nuk është çështje dëshire. Assesi nuk është vendim që mund të ndryshohet, sepse nuk ka rrugë tjetër. Janë shqyrtuar të gjitha mundësitë”, ka thënë presidentja e Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.