E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Largimi me forcë i Berishës nga foltorja e Kuvendit, Manjani: Garda ka kryer vepër penale
Lajme

Largimi me forcë i Berishës nga foltorja e Kuvendit, Manjani: Garda ka kryer vepër penale

Për ish-ministrin e drejtësisë Ylli Manjani largimi i Ish-kryeministrit Berisha me forcë nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së sotme nga ana e gardës përbën vepër penale.

Ai tha se nëse Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, do të bëjë detyrën e saj, ajo duhet ta fillojë me arrestimin e personit që ka dhënë urdhërin për të ndaluar një deputet të mbajë fjalën e tij.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Manjani tha ndërprerja e fjalës së Berishës, është një puç i fjalës së lirë.

“Garda ka dalë mbi kryetarin e Kuvendit, pa marrë urdhër nga ai. Kjo është një vepër penale”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.