Largohet nga detyra Drejtoresha e Tatimeve në Durrës
Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Ina Bello, është larguar nga detyra pas një vlerësimi të brendshëm mbi ecurinë e punës së institucionit.
Sipas burimeve, vendimi për shkarkimin e saj është marrë për shkak të performancës së dobët gjatë ushtrimit të funksionit drejtues.
Në vend të saj, drejtimi i Drejtorisë së Tatimeve në Durrës i është besuar Agron Nuredinajt, i cili pritet të vijojë punën me objektivin e përmirësimit të administrimit dhe rritjes së eficiencës së shërbimeve tatimore në këtë qark.
Nga ana tjetër, Ina Bello do të vijojë të jetë pjesë e administratës tatimore, pasi është transferuar në Tiranë, ku do të mbajë pozicionin e inspektores së tatimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



