Latësimi i një kombi vjen nga qytetaria e mendimit dhe jo nga provinca e vesit
Elona Caslli
Kryemimistri i Shqipërisë ka kryer këtë të diel monologun e radhës duke pohuar se do të bëjë të pamundurën për ta lartësuar emrin e Shqipërisë.
Prej 3 mandatesh qeverisëse bilanci është tragjik në çdo fushë për arsyen e thjeshtë se lartësimi i një kombi vjen nga qytetaria e mendimit dhe kurrsesi nga provinca e vesit nga e cila kryeministri tërhoqi të gjithë shpurën e tij që është në hetim dhe krejt e gatshme për paradhomën e burgut.
Të lartësosh një komb nevojitet një parakusht i domosdoshëm: Ta duash atë komb. Këtë parakusht kryeministri nuk e përmbushi kurrë. Për sa kohë nuk e do një komb, nuk mund ta lartësosh atë.
Post Scriptum- E vetmja lartësi, që kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij kanë mbërritur, është lartësia e qelisë së burgut.
Elona Caslli
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



