Lazio për Champions. Inzaghi: Humbje që djeg
Ishte një humbje që të bën të ndihesh keq, një humbje që djeg për mënyrën se si erdhi. Këto janë ndeshje që vendosen nga episodet. Do analizojmë gjithçka, por sigurisht ishte një ndeshje e impostuar mirë ku na penalizuan vetë episodet”, u shpreh Inzaghi në konferencë për shtyp.
Sigurisht atmosfera në radhët e ekipit të Lazio-s është shumë pozitive pas këtij suksesi më shumë peshë përballë Inter: “Po japim disa sinjale të rëndësishme, problemi jonë është vazhdimësia, vështirësia për të rikarikuar energjitë tona pas ndeshjeve të tilla. Tani duhet të ndjekim këtë rezultat”, theksoi Sarri pas ndeshjes.
Pas një verë jo të lehtë, ku në shtëpinë e Lazio-s u fol më shumë për përplasjet ndër tyre, tani edhe Igli Tare është i qetë. Drejtori Sportiv u shpreh i bindur se këtë sezon, Lazio do të synojë prezencën në Champions League.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




