E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ledri Vula martohet pas karantinës?
Publik News

Ledri Vula martohet pas karantinës?

Prej disa javësh reperi Ledri Vula publikoi një foto dhe konfirmoi lidhjen e dashurisë me Sarën.

Mirëpo, duket se çifti e kanë bërë lidhjen familjare, pasi prindërit e Ledrit kanë deklaruar se pas karantinës po presin edhe dasmën.

Xheraldina dhe Agron Vula, të “Rudina” në Tv Klan, u shprehen se aktualisht çifti janë të ndarë pasi Sara ndodhet në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij.

“Sara është një vajzë shumë fisnike. Shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e Sarës. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri qëndron me ne një ose dy orë, ndërsa Sara rri me ne më gjatë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjarë. Me kismet pas karantinës do të kemi dasmë!”, tha Xheraldina, e ëma e këngëtarit.

Screenshot_2_copy_copy.pngdownload-12-696x522-696x433.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.