Lefter Alla i mërzitur, pse nuk lirohem dhe unë si Tahiri: Nuk rri dot në qeli, jam i sëmurë
Lirimi i Saimir Tahirit nga burg ka shkaktuar ndjenja pakënaqësie në opinion. Shumë nga të fortët dhe politikanët apo zyrtarët e arrestuar kanë shfrytëzuar hapësirat ligjore të Kodi Penal për të siguruar lirimin e tyre. Në disa raste, ata kanë përdorur arsyet e sëmundjes së familjarëve ose mungesën e kujdestarisë për fëmijët si justifikim për të dalë nga burgu. Kjo ka nxitur debate mbi drejtësinë dhe barazinë në sistemin penal.
Të njejtën taktikë përdori edhe Alqi Bllako, duke u liruar përkohësisht nga burg pasi nuk kishte kush kujdesej për fëmijët e tij. Ndërkohë Lefter Koka dhe Lefter Alla, po përdorin sëmundjen e tyre për të dalë nga burgu. Ish-kryebashkiakun e Bulqizës e ka zënë zemra që kur mori vesh që për vjedhjet e kryera do të dënohej me burg. Ai ka kërkuar edhe këtë të hënë lirimin me kusht për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Gjykata ka vendosur seancën e radhës më 12 qershor për t’u shprehur për kërkesën e ish-kryebashkiakut.
Vetëm qytetarët që riparojnë çatinë e shtëpisë, rilidhin dritat për t’u ngrohur në dimër apo adoleshentët që gënjehen duke shitur një cigare hashash nuk lirohen nga burg, ndërkohë që mund të vjedhësh me miliona euro nga taksat e shqiptarëve dhe drejtësia të shpërblen duke bërë burg nga shtëpia buzë deti apo në majë të kodrave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



