Lefter Koka, ish-ministër i LSI në qeverinë Rama 1 dhe aktualisht deputet, zyrtarizon kalimin në Partinë Socialiste dhegarimin në zgjedhje me këtë parti në 25 prill.
Ai ka qenë dje i pranishëm në takimin që Rama ka mbajtur në Durrës, në krahun e djathtë të kryeministrit, edhe pse në distancë për shkak të Covid-19, ndërsa sot ka shpërndarë fotot e atij takimi dhe i bindur shkruan se PS do të marrë mandatin e tretë, e ai sigurisht do të jetë pjesë e asaj skuadre.
“PS3-Durrësi, Shijaku e Kruja besojnë në misionin tonë”, shkruan Koka.
“#PS3 Durrësi, Shijaku dhe Kruja besojnë në misionin tonë. Kontributi i PS për ringritjen ekonomike dhe sociale, pas situatës dramatike me të cilën u përmballëm pas tërmetit të 26 Nëntorit, do të përfaqësojë zërin dhe interesin e durrsakëve, shijaksve dhe krutanëve.
Besimplotë se do të sfidojmë çdo vështirësi me energjinë dhe shpirtin e ekipit tonë , për të përfaqësuar shpresën dhe besimin e qytetarëve tanë. #PS2021”, përmbyll deputeti.



