E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lefter Maliqi kundër shkarkimit të Metës: Rama si Esat Toptani
Publik News

Lefter Maliqi kundër shkarkimit të Metës: Rama si Esat Toptani

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Maliqi tha se votimi i sotëm do të jetë monist dhe në rresht, njësoj si ai i 30 qershorit 2019. 

“Para kësaj estrade patë Esat Toptanin, foli si diktator, foli për tradhtarë, ndërkohë që është kryetradhtar për shitjen e detit, kryetradhëtar për mbushjen e Shqipërisë me njerëz nga Lindja, kryetradhëtar për masakrën elektorale, drogën krimet e me radhë. Sot është një flet-rrufe e dytë e Komisionit të dytë Hetimor. Vota ime është e hapur, kundër këtij akti të turpshëm, kriminal dhe antikushtetues.

E duke qenë i bindur që ai, që u dha dorën dhe që ju e bëtë president, dhe ju dha qeverinë, pavarësisht gajases apo fryrjes tuaj do ta keni të paktën edhe për 30 vjet në politikë, në Parlament, në qeveri. Votimi i sotëm do të jetë njësoj si votimi i 30 qershorit 2019, një votim monist në rresht. Parlamenti është i kapur. Ka vepruar kundër interesave të shqiptarëve, ka votuar PPP-të për të pasuruar oligarkët dhe politikanët e korruptuar“, tha Maliqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.