E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lefter Maliqi sherr gjatë rinumërimit të votave: Kam filmuar kryetarin e KZAZ në sallë, nuk kishte autorizim
Lajme

Lefter Maliqi sherr gjatë rinumërimit të votave: Kam filmuar kryetarin e KZAZ në sallë, nuk kishte autorizim

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka ndjekur nga afër procesin e rinumërimit të votave në këtë bashki pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

lefter-maliqi

Maliqi deklaroi se ka marrë si provë gjatë mbikëqyrjes së procesit, pamjet e kryetarit të KZAZ që ka qenë i pranishëm në sallë pa autorizimin e Kolegjit.

“Këtu nuk bëhet fjale për mua. Lefter Maliqi ka qenë gjithmonë i pastër. Kam mbështetjen popullore. Kuçova është e majtë. Prej 33 vitesh drejtohet nga Partia Socialiste.

Teksa pritet të nisë rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës, Lefter Maliqi është përplasur me përfaqësuesin e KQZ, Ylli Merkaj. Si pasojë është ndërprerë për disa minuta procesi i rinumërimit.

Ka pasur një moment tensioni mes kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi dhe sekretarit të përgjithshëm të KQZ-së. Maliqi i tensionuar i ka thënë Merkajt se po kërkon të pengojë numërimin e drejtë të votave.

“Ti je hajdut, kë provokon ti, hajdutër. Mua më mëson ti, që kam qenë oficer policie 25 vjeç, 7 vite anëtar i Komisionit të Sigurisë, unë jam për të mbrojtur demokracinë këtu“, ka thënë me tone të larta Maliqi.

Unë kam mbështetje të majtë dhe të djathtë. Avokati tha që kryetari i KZAZ nuk është thirrur dëshmitar. Unë e filmova që ta kisha si provë. Është profesioni im”,deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.