E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Legalizime kriminale në mes të qyteteve!
Flash

Legalizime kriminale në mes të qyteteve!

Qeveria paralajmëron ndëshkime penale për zyrtarët që i firmosën

Nga redaksia Publik.al

16 Korrik 2025

Një valë e re reagimi është paralajmëruar nga qeveria ndaj asaj që po quhet tashmë një nga abuzimet më të rënda me hapësirat publike në qytetet shqiptare: legalizimi i ndërtimeve të paligjshme në mes të lagjeve urbane.

Në shumë zona të vendit janë ngritur struktura metalike të quajtura “tenda hekuri”, që kanë pushtuar trotuare, lulishte dhe hapësira të përbashkëta publike, me bekimin e dokumenteve zyrtare të legalizimit. Këto “çmenduri urbane”, siç janë quajtur nga burime pranë qeverisë, janë bërë me qëllim përfitimi të paligjshëm në kurriz të komunitetit dhe në dëm të jetesës urbane.

Zero tolerancë dhe ndëshkim penal

Burime zyrtare konfirmojnë për Publik.al se po përgatitet një paketë e re ligjore si pjesë e reformës së kontrollit të territorit, ku për herë të parë do të parashikohet edhe ndëshkimi penal i nëpunësve të ALUIZNIT dhe më pas të Kadastrës, që kanë firmosur legalizime të tilla. Çdo rast që ka lejuar privatizimin kriminal të hapësirave publike do të rihapet, dhe legalizimet do të anullohen ligjërisht.

Tirana 5 Kryeministri Edi Rama publikoi sot urdhrin për anulimin e vendimit për legalizimin e një ndërtimi pa leje, shtesë anësore 1 kat në një objekt ekzistues 8 kate në favor të Ilir Baki Isufit.

Rama theksoi se, për të gjitha këto lloj çmendurish, me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht.

Gjithashtu shtoi Rama, do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.

“Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, shkroi Rama.

Në thelb, kjo reformë synon të ndalë abuzimet që janë kthyer në rregull dhe jo në përjashtim, duke ndëshkuar jo vetëm ndërtuesit informalë, por edhe zyrtarët e shtetit që i kanë mbrojtur e miratuar këto ndërhyrje.

Abuzim i institucionalizuar me firmë dhe vulë

Ky paralajmërim është një sinjal i qartë për një sërë skemash të mirënjohura nga opinioni publik, ku tenda hekuri, garazhe private, kioska dhe bar-kafe janë ngritur në mes të trotuareve, nën shkallë pallatesh apo përgjatë rrugëve urbane, duke u legalizuar më pas me letra të firmosura nga ish-zyrtarë të ALUIZNIT dhe Kadastrës. Në shumë raste, korrupsioni ka qenë motivi i vetëm pas këtyre firmave, që kanë sjellë pasoja afatgjata për hapësirat publike dhe jetën qytetare.

Publik.al do të vijojë ndjekjen e kësaj reforme dhe hetimin e rasteve konkrete, duke nxjerrë në dritë emrat, dokumentet dhe skemat korruptive që kanë shndërruar qytetet shqiptare në objekte grabitjeje me bekim shtetëror.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.