E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Legalizimi i kanabisit, Reuters: Do hapte vende pune, çka do sillte vota për Ramën në zgjedhjet e ardhshme
Publik News

Legalizimi i kanabisit, Reuters: Do hapte vende pune, çka do sillte vota për Ramën në zgjedhjet e ardhshme

Legalizimi i kanabisit, Reuters: Do hapte vende pune, çka do sillte fitoren e votave në zgjedhjet e ardhshme

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se planifikon të legalizojë kultivimin e kanabisit në Shqipëri është pasqyruar gjerësisht nga mediat në mbarë botën.

Reuters shkruan se vendimi i Ramës vjen pas 6 vitesh luftë ndaj kultivimit ilegal, që e shndërroi Shqipërinë në hambarin e kanabisit të Europës.

“Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm, dhe ideja e rregullimit të një burimi të mundshëm të vendeve të punës dhe parave mund të jetë një fitues i votave”, shkruan ndër tëtjera Reuters.

Agjencia prestigjoze e lajmeve citon edhe Koço Kokëdhimën, si një nga zërat e parë që propozoi legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, si dhe Agron Dukën i cili gjithashtu e ka përkrahur idenë, por është shprehur skeptik se mund të abuzohet me këtë ligj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.