E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lekë nga nxënësit për pemët? Bashkia: Ne ndërtojmë shkolla, drejtorët i ka në varësi ministria
Lajme

Lekë nga nxënësit për pemët? Bashkia: Ne ndërtojmë shkolla, drejtorët i ka në varësi ministria

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale pasi nxënësve në shkollat e Tiranës u janë kërkuar para si kontribut vullnetar për të mbjellë pemë. Mes tyre edhe sociologu Ergys Mertiri qe e drejtoi gishtin tek kryebashkiaku Veliaj. Por, përmes një reagimi në redaksinë e Opinion.al, Bashkia e Tiranës thotë se ajo ndërton shkollat si objekteve ndërsa menaxhimin e burimeve njerëzore e bën Ministria e Arsimit. Kësisoj, bashkia e kryeqytetit e drejtuar nga Erion Veliaj mohon të ketë kërkuar kontribute nga nxënësit për nismën e lancuar prej tij.

“Në Tiranë janë 294 shkolla, me 294 drejtorë që menaxhohen nga Ministria e Arsimit. Bashkia nuk urdhëron drejtorët e mesuesit, por vetem ndërton shkolla”, thuhet në reagim.

Statusi i Ergys Mertirit në facebook

Sot me kane kerkuar para ne shkollen e vajzes se madhe edhe ne kopesht, tek e vogla. Arsyeja eshte, sepse Bashkia e Tiranes ka hapur nje fushate ku i kerkohet te gjithe prinderve te paguajne para per te mbjelle peme!

Natyrisht qe nuk dhashe asnje lek, por mu desh te bej pune bindese me vajzen time, e cila ndjehej ne siklet qe une nuk po paguaja, si shumica e te tjereve.

Me duhet te them se kjo eshte nje risi e nje politike te pacipe qe, pervec se na trazon stomakun cdo dite neper ekrane me spektakel ordiner reklamash qe fyejne inteligjencen e publikut, por kerkon edhe t’ia paguajme propaganden.

Per dijeni te Lali Erit, ne paguajme taksa (te cilat, per me teper, vete Lali i ka rritur sa askush tjeter), me te cilat ai ka per detyre te mbjelle peme, te rregullje rruge, te ndertoje shkolla e kopshte, te menaxhoje hapesiren e territorin, etj, gjera keto qe nuk i ka bere. Lali Erit do ti kerkoja ti perdore me mire parate e taksave te mija, e jo me t’i jap te tjera.

Kjo eshte bashkia me buxhetin me te pasur qe ka ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi (si pasoje kjo edhe e ndarjes se re te territorit), ndaj t’iu lypesh qytetareve para per te kryer detyren tende, eshte thjesht pafytyresi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.