Leku letër, videot me barkmëdhenjtë e Partisë Socialiste që kërcejnë tallava dhe festojnë fitoren
Pamjet e disa zyrtarëve socialistë, të cilët festojnë fitoren në zgjedhje duke hedhur lekun pa asnjë kriter, kanë shkaktuar zemërim në opinionin publik. Video është berë në Manëz të Durrësit. Ajo u postua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. “Bandat e blerjes së votës, shikoni si festojnë!” shkruan ai.
Gazetari Klodian Tomorri ironizon: “Këto videot me barkmëdhenjtë e Partisë Socialiste që kërcejnë tallava dhe festojnë fitoren duke hedhur paratë lumë me në sfond këngët e Molit dhe Shabonit janë të papara.Pu pu pu. Dhe të gjithë këta militantët që punojnë nëpër shtet një prerje kanë. Janë kështu si boboça barkmëdhenj. Gjigante, gjigante”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



