Një tërmet me magnitudë 4 ballë i shkallës rihter është regjistruar pak minuta më parë në Lushnje.
Sipas faqes europiane për tërmetet, EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 dhe thellësi 2 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.
Disa prej banorëve shprehen se i kanë ndjerë lëkundjte.
‘E shkundi goxha’, ‘e tundi’, shkruajnë qytetarët.
Sakaq, nuk raportohet për të lënduar, apo dëme materiale.




