Lëkundje e fortë tërmeti me bazë në Adriatik
Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në orët e vona të mbrëmjes së sotme, duke iu shtuar listës prej mbi 500 tërmete që kanë lëkundur Shqipërinë që prej mëngjesit të së martës.
Tërmeti i mbrëmjes së sotme u regjistrua rreth orës 23:19 minuta me një magnitudë prej 4.4 ballë. Baza e tërmetit është deti Adriatik në afërsi të Kepit të Rodonit.
IGJEUM bën me dije se thellësia e tërmetit është 33 km në Veri-Perëndim të Kepit të Rodonit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



