Lëkundje të forta në Lezhë! Qytetarët e frikësuar
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të dielë në vendin tonë. Sipas IGJEUM një tërmet 4.5 ballë i shkallës rihter me epiqendër në Lezhë, 16 km në verilindje të Shëngjinit në një thellësi prej 20 kilometër.
Ndërkohë në faqen e EMSC kanë komentuar një numër i madh qytetarësh, të cilët theksojnë se lëkundjet kanë qenë të forta.
Shumë nga komentet theksojnë se janë trembur nga lëkundjet e ndjera mbrëmjen e sotme dhe kanë frikë.
Shumë qytetarë kanë dalë jashtë, për të qëndruar në automjete, pasi kështu mund të jenë më të sigurt


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



