E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Letër e Dylqinjës së Tironës, Don Kishotit të Surrelit
Lajme

Letër e Dylqinjës së Tironës, Don Kishotit të Surrelit

Reagime të fuqishme po pasojnë njera – tjetrën  pas mufkës së fundit që lëshoi ministrja Elisa Spiropali në media për të mbrojtur kreun e qeverisë, Edi Ramën.

Spiropali tha dje në media se sulmet ndaj Ramës janë “ qasje prej Don Kishoti, por në fakt as ky nuk është një term i duhur, sepse Don Kishoti është një figurë shumë romantike dhe shumë komplekse e letërsisë shqiptare!!!”  Nisur nga kjo, pedagogu dhe ish-deputeti Luçiano Boçi, ka shkruar një satirë sot në rrjetet sociale, që po komentohet gjërësisht.

LETËR E DYLQINJËS SË TIRONËS DON KISHOTIT TË SURRELIT

Lider global dhe sovran!

E plagosura prej kamës së intervistës tënde tek Bruno Vespa dhe zemërçjerrura prej shigjetave të “mençurisë” tënde, o fort i adhuruar Don Kishot i Surrelit, të uron shpëtimin, të cilin ti nuk po e gjen dot as tek RAI.

Në qoftë se e zgërdhimja jote më përbuz dhe harbutëria jote s’më favorizon dhe mospërfillja jote më torturon akoma, atëherë, ndonëse jam e stërvitur në vuajtjet nëpër dogana, prapë nuk do të jem e zonja ta duroj këtë qeder që po të kurdisin, i cili është jo vetëm i fortë, po edhe i paprerë për Rilindjen tonë.
Sançoja i vogël, shqytari yt i krahut të djathtë, që rri mbi gomarin e qeverise sonë kalorsiake, do të të japë një raport të plotë mbi devotshmërinë time, në të cilën jam katandisur nga shkaku yt, o Skënderbeu im spanjoll, o timonieri im pa busull.

Në daç të më ndihësh, jam e jotja e, në mos, po bëj si të të dojë qejfi, se do t’i jap fund karrierës sime po s’të shpëtova ty dhe kështu do të kënaq zemërgurërinë tënde dhe dëshirën time të madhe televizive.

E jotja gjer në psikiatri.
Dylqinja e Tironës.

*Përshtatur sipas Fan Nolit

Shënim: Letra u botua pas zbulimit më të fundit rilindas, sipas të cilit Don Kishoti i përket Letërsisë Shqipe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.