Letër nga Ferri për LuLin
ENVER HOXHA
Kabina 3, Seksioni: Ferr | 800 – 800 – 3 | [email protected]
Luli
Pasardhesi I pasardhesit
I dashur Luli:
Edin e ke shok te mire. Jo po ta dish qe e ke shok te mire. Sa here qe ke probleme me shkruan i shkreti e me kujton te te shkruaj.
E di, e di, qe po thua me vete se eshte kaluar Edi tani dhe ndaj ben zemergjerin, por mos harro se cke kerkuar as ty Engjelli sta ka lene pas dore.
Te ndoqa dje ne konvente. E mbrojte shume mire vijen e kllasave. Te degjoja dhe me behej melcia (se ju e dini qe une zemer skam) mal! Sa mire qe e keni lexuar ate librin qe ju dergova para shume vitesh te dyve. E mo ate te voglin me titull: “kalova lumin te dhjefsha kalin”. Mehmeti se nuk lexoi ate beri sikur vrau veten.Prokopi qe leciti statutin e ri me tha qe e kishe bere top. Thashe dhe une ta lexoja njehere po ju e dini qe une vec ato revistat franceze me vajza me rroba banjo lexoj. Dhe ato jo se i lexoj po u shoh fotografite.
Kete beri dhe Edi yne disa vite me pare. As e vrau mendjen se çthonte statuti derisa e pastroi partine nga barerat e keqinj. Me thonte atehere gjithnje: Une dua thjesht te mbaj trendafilin. Ma thonte aq shpesh sa me beri merak ca kohe, por me vone e kuptova qe kishte te drejte qerratai.
Dhe ti ashtu beje biri im. Ju lule nuk keni ne logo por ndoshta eshte momenti ta shtoni. Keshtu si e bere partine pse te mos vesh nje luledielli ne logo? Ka dhe kuptim. Ti je lulja. Edi eshte dielli….
Tani dy keshilla kam une per ty para se ta mbyll kete karte:
E para merre neser statutin dhe dergo ndonje te Tan Lame ta regjistrosh tapine e partise.
Dhe e dyta, ma largo nga partia ate shkrimtarin spanjoll, ate Ibsenin qe hiqej si demokrat nga Kukesi.
i Edit dhe joti,
Me perzemersi
EH
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



