E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LETER TE  KATERT  PUBLIKE LULZIM BASHES
Politikë

LETER TE KATERT PUBLIKE LULZIM BASHES

Zoti Kryetar,

Sot ke protestën. Unë nuk  do të jem në Tiranë. Ti  helbete të shkon mendja per keq se unë po iki nga frika. Jo gabohesh. Unë të shtunën dhe të dielën e kam pushim. Kam kursin e pikturës  dhe orën e basketbollit me Zahon. Do jem në bregdet  që të shoh a ka turistë. Do ta porosis Lleshin që të përdorë më pak gaz nesër sepse po na mbarojnë rezervat.  Mos harro dhe kije në konsideratë  se edhe Elisa të kujtoi dje me video kohën që po ikën për dialog. Nuk kam gisht aspak në votimet e Akademisë së Prostatës. Gjinushi me Gramozin  kanë zhvilluar votimet, nuk  pati  asnjë kontestim. Lul, me datë 1 qershor  skadon koha.  Duke Ju ftuar përsëri në Tryezën e Dialogut për hatër të miqve tanë  gjermanë ju lutem të mos harroni ndërkohë  se po zbatuat  atë që tha plaku digjital mbrëmë ke Fevziu ,përtej dëmit që mund t’i bëni vendit dhe atyre pak individëve kokënxehtë, të cilët mbase për të keqen e tyre mund të shkojnë  vertet deri në fund pas berihajit e prishni zgjedhjet. Lul, harroje , Shanset të pengoni 30 qershorin për socialiatet  që duan të votojnë i ke zero. Unë nuk iki pa zgjedhje. Zoti me ka caktuar  mua dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë të kryejmë misionin historik të transformimit europian të Shqipërisë edhe vetëm,

Akoma në pritje,

Edi Rama

25maj, 2019

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.