E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Letra e fundit te shtrati për të dashurin. Gjendet trupi i vajzës
Publik News

Letra e fundit te shtrati për të dashurin. Gjendet trupi i vajzës

Shkencëtarja britanike e cila ishte zhdukur për disa ditë është gjetur e vdekur në fund të një lugine në ishullin Grek të Ikaria. Shkaku i vdekjes së saj nuk dihet ende.

 

 

Trupi i Natalie Christopher u gjet në fund të një gryke të thellë 20 metra pranë plazhit Kerame të mërkurën nga një zjarrfikës vullnetar, tre ditë pasi ajo u raportua e zhdukur nga partneri i saj në ditën kur ishin planifikuar të fluturonin përsëri në shtëpinë e tyre në Qipro, pasi kishin mbaruar pushimet e tyre në ishull.

Christopher, një e apasionuar pas vrapit, kishte dalë për vrapin e mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më, tha partneri i saj.

Ai ishte zgjuar të hënën në mëngjes dhe kishte parë se ajo i kishte lënë një shënim ku i thoshte se kishte dalë jashtë për vrap.

TELEMMGLPICT000205755698_trans_NvBQzQNjv4BqttoXSVxufLWg53Ub8aA00mVIlBdWqS4KGBQRt51Z2CI

“The Guardian” shkruante dje se telefoni i saj është akoma ndezur. Motra e saj e shqetësuar beri thirrje që të njohurit të mos e telefonojnë për të ruajtur baterinë.

Jena Christopher shkroi në Facebook: “Nëse e keni numrin e saj të telefonit, ju lutem mos e telefononi për të ruajtur baterinë në mënyrë që policia të gjejë vendodhjen e saj përmes celularit.”

Thodoris Theodorakis, pronari i hotelit ku çifti po qëndronte i tha mediave greke se e kishte mbyllur dhomën e tyre dhe partneri i Dr Christopher po qëndronte me të në shtëpinë e tij.

“Ai është një djalë shumë i mirë, është nga Qipro. Është  në panik për humbjen e partneres së tij dhe nuk po arrin ta besojë këtë që ka ndodhur.”

Mediat greke raportuan gjithashtu se pronari i hotelit kishte konstatuar gjak në çarçafët e çiftit, duke e përshkruar atë si një gjakderdhje nga hunda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.