E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizja/ Donald Trump mund të krijojë Partinë Patriotike
Publik News

Lëvizja/ Donald Trump mund të krijojë Partinë Patriotike

Presidenti në largim, Donald Trump, deklaroi mbrëmë se lëvizja e tij për ta bërë Amerikën të madhe sërish, ishte vetëm në fillimet e saj. Ky ishte një sinjal se ai nuk do të largohet nga politika.

Mediat amerikane raportojnë se Trump ka diskutuar me ndihmësit e tij për të krijuar një parti të re politike

Partia Patriotike.

Akoma nuk dihet se sa serioze është kjo ide, por të martën Trump tha se do të vazhdojë të jetë i pranishëm në skenën politike.

Zotimi i tij se do të vazhdojë të jetë në politikë ka shkaktuar trazim te Republikanët.

Disa kërkojnë që ai të izolohet dhe të dalë përfundimisht nga politika, të tjerë druhen se baza e mbështetësve të tij është shumë e madhe dhe do ndikojë në parti edhe për një kohë të gjatë.

Senati pritet të votojë më vonë për shkarkimin e Trump dhe mund të marrë vendim që ai të mos mbajë ndonjëherë post publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.