E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Lëvizja e lirë e shqiptarëve kërcënohet nga çmenduria e një kryemafiozi”- Basha paralajmëron deputetët e Parlamentit aktual
Politikë

“Lëvizja e lirë e shqiptarëve kërcënohet nga çmenduria e një kryemafiozi”- Basha paralajmëron deputetët e Parlamentit aktual

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi deputetët që synojnë të miratojnë një ligj që pengon daljen jashtë vendit për të gjithë ata që cenojnë zgjedhjet se do të përballen me ligjin.

bashaprotes

 

Basha theksoi se lëvizja e lirë e shqiptarëve kërcënohet nga çmenduria e një kryemafiozi, siç e cilësoi ai kryeministrin.

Basha: Ai ka një emër është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria që me karrigen e tij sakrifikoi të ardhmen tuaj. Ora e të vërtetës erdhi. 9 vite me radhë qëndruam dhe më në fund e gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës që e ka shkrirë në një krimin dhe shtetin, që e ka kthyer Shqipërinë në një pronë private të krimit të organizuar. Rruga jonë është rruga drejt Shqipërisë së gjithë Evropa.

Lëvizja e lirë e shqiptarëve kërcënohet nga çmenduria e një kryemafiozi, i cili kërcënon përmes Parlamentit të kupacëve të krimit se do të kthejë klonin e Enver Hoxhës. Kushdo që e provon do të përballet me drejtësinë dhe do të provojë hekurat e burgut. Do të jeni përgjegjës moralisht, politikisht dhe ligjërisht. Këtë ua them në emër të opozitës dhe sovranit. Tani që errësira e natës është shtrirë në qytetin tonë ndizini dritat e shpresës që t’i shohë gjithë bota këtë bashkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.