E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizja e papritur, Blendi Fevziu i futet futbollit
Lajme

Lëvizja e papritur, Blendi Fevziu i futet futbollit

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore për vitin 2026, me pjesëmarrjen e 27 delegatëve, ku u morën vendime të rëndësishme për drejtimin e shoqatës dhe përfaqësimin në strukturat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Me votim unanim, Lazer Matija u rizgjodh kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, duke marrë një mandat të ri katërvjeçar. Asambleja vlerësoi vijimësinë e punës së kryesisë aktuale dhe angazhimin për zhvillimin e futbollit në rajon.

Gjatë punimeve, delegatët shqyrtuan edhe propozimet për drejtimin e FSHF-së. Me vendim unanim, asambleja miratoi propozimin e Armand Dukës si kandidat për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke theksuar mbështetjen për vazhdimësinë e projekteve ekzistuese në nivel kombëtar.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe propozimi i anëtarëve për Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së. Delegatët votuan në favor të Blendi Fevziut, gazetar dhe drejtues i emisionit “Opinion”, si kandidat për këtë strukturë drejtuese, duke synuar prurje të reja dhe kontribut të zgjeruar në menaxhimin e futbollit shqiptar.

Asambleja përcaktoi gjithashtu delegatët që do të përfaqësojnë rajonin e Shkodrës në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, ndërsa u miratuan raporti i aktivitetit, pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2026.

Punimet u mbyllën me zotimin e kryesisë për transparencë, bashkëpunim me klubet e rajonit dhe forcim të mëtejshëm të strukturave të futbollit vendor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.