E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizje në kampin e opozitës, Kryemadhi në zyrën e Bashës
Politikë

Lëvizje në kampin e opozitës, Kryemadhi në zyrën e Bashës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe kreu demokrat Lulzim Basha, po zhvillojnë një takim në selinë e PD-së. Takimi realizohet një ditë para zhvillimit të seancës plenare në Kuvend.

Ndoshta drejtuesit e dy partive kryesore në opozitë do të koordinohen për organizimin dhe zhvillimin e protestës së rradhës para selisë së Kuvendit.

Në bazë të një vendimi të marrë nga opozita e bashkuar, kjo e fundit do të thërrasë qytetarët në protestë sa herë të ketë seancë parlamentare.

Në kushte të tilla duket se ky takim do të diskutojë ndoshta për organizimin e kësaj proteste, si dhe për vijimin e aksionit opozitar në ditët në vijim.

Sot, dy partitë opozitare kanë paditur penalisht drejtuesit e policisë së Tiranës, lidhur me dhunën e ushtruar në zonën e Brebut të Lumit, ndërsa disa ditë më parë është paditur penalisht edhe ministri i Brendshëm, për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.