Lëvizje në Policinë e Shtetit, zbardhen ndryshimet e fundit
Në strukturat e Policisë së Shtetit janë bërë ndryshime të reja në nivel drejtuesish, që përfshijnë disa komisariate në Tiranë dhe në qarqe të tjera të vendit.
Mësohet se kryekomisari Besmir Qibini, i cili deri tani mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Kukësit, është transferuar si shef i Komisariatit nr. 3 në Tiranë.
Ndërkohë, komisari Besmir Dervishi, që drejtonte Komisariatin nr. 3, do të marrë detyrën e shefit të Komisariatit nr. 5 në kryeqytet.
Gjithashtu, kryekomisari Idriz Daulle është emëruar shef i Komisariatit nr. 7 Tiranë, duke u zhvendosur nga Komisariati nr. 5, ndërsa kryekomisari Robert Losha, që mbante drejtimin e Komisariatit nr. 7, është komanduar si shef i Komisariatit të Matit.
Në këtë seri lëvizjesh, kryekomisari Ervis Sançolli nga Komisariati i Matit kalon si shef i Komisariatit të Lezhës, ndërsa komisari Oltion Gjoni, i cili deri tani drejtonte Komisariatin e Lezhës, është caktuar shef i Komisariatit të Kukësit.
Këto ndryshime janë pjesë e riorganizimit të brendshëm të Policisë së Shtetit, me synim rritjen e efikasitetit dhe përforcimin e strukturave vendore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



