E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizje të forta mes prokurorësh
Lajme

Lëvizje të forta mes prokurorësh

Lëvizje të forta kanë ndodhur mes prokurorëve në vend.   Ramadan Troci është rikthyer në Prokurorinë e Përgjithshme. Troci  deri më sot ka mbajtur postin si Drejtues i Prokurorisë në Vlorë, raporton.

Por drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier, Ardian Ylli është emëruar si Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Vlorë.  Në vend të tij komandohet zëvendesdrejtuesi aktual i Prokurorisë së Fierit, Pali Decolli.

Nuk dihet ende se çfarë po përgatit Prokuroria e Përgjithshme  dhe nuk dihet nëse do të ketë apo jo arrestime politikanësh.

Së fundmi vendi është përfshirë nga skandale ku dyshohen edhe për implikime  politikanësh si çështja Tahiri.

Po kështu një tjetër gjyqtar, Shkëlqim Miri sot u shoqërua nga policia, pas kontrollit në shtëpinë e tij ku iu gjetën rreth 300 milionë lekë të vjetra.
Sipas gjykatësit Miri, shuma e gjetur nga policia është si rezultat i kursimeve. Miri dyshohet për ndryshimin e akuzës ndaj një të dënuari për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt përfitimit financiar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.