E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizte me armë me vete, arrestohet 37 vjeçari në Tiranë
Publik News

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 37 vjeçari në Tiranë

Një 37 vjeçar në Tiranë udhëtonte me makinë prej kohësh duke përdorur vetëm rrugët dytësore, me qëllimin të mos kapej nga policia, pasi mbante armë me vete.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka arrestuar E.L, 37 vjeç,, banues në Domje.

37 vjeçari qarkullonte me automjet në rrugën “Bylis” (rrugë dytësore e autostradës Tiranë-Durrës), me qëllim që t’i shmangej kontrollit të Policisë, pasi mbante armë me vete, por është ndaluar dhe kontrolluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Si rezultat i kontrollit, Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 7 fishekë luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle të shtuara në rrugët nacionale dhe dytësore, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia goditi një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me automjet në rrugë dytësore, për t’iu shmagur kontrollit të Policisë, pasi mbante armë zjarri me vete, identifikohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç, banues në Domje.

Ky shtetas qarkullonte me automjet në rrugën “Bylis” (rrugë dytësore e autostradës Tiranë-Durrës), me qëllim që t’i shmangej kontrollit të Policisë, pasi mbante armë me vete, por është ndaluar dhe kontrolluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Si rezultat i kontrollit, Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 7 fishekë lutarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.