Lëvizte me armë në çantë, policia i vë prangat 40-vjeçarit në Tiranë
Policia e Tiranës i vuri prangat 40-vjeçarit që lëvizte me çantë të zezë dhe brenda saj kishte armë, në kryeqytet.
Operacioni i koduar “Black bag”, u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.
Në pranga ka rënë shtetasi Ritvan Xhota, 40 vjeç, banues në Tiranë, mëson Panorama. Ai akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i armatosur po lëvizte me një motomjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Black bag”.
Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak”, bëri me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



