Lëvizte me snajper në makinë/ Ish-efektivi i forcave RENEA dënohet me 7.9 vite burg
Ish-efektivi i forcave RENEA, Remal Rada është dënuar me 7 vite e 9 muaj burg nga Gjykata e Tiranës pasi u kap me snajper në makinë në korrik të vitit të kaluar te rreth rrotullimi o Saukut.
Ndërkohë me 5 vite u dënua Elton Hikthi, i cili ishte në automjet me ish efektivin e RENEA-s. Ata do përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën pasi u gjykuan me gjykim të shkurtuar. Ata u shpallën fajtor për armambajtje pa leje dhe mbajtjen e pa të drejtë të uniformës.
Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada dhe shoku i tij u arrestuan pasi policia gjeyi një seri armësh në mjetin e tyre dhe një snajper të modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



