E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Lexoi plagjiaturën e Albin Kurtit”, kreu i PD i përgjigjet Ramës: I dridhej dora në Lezhë, ai duhet…
Politikë

“Lexoi plagjiaturën e Albin Kurtit”, kreu i PD i përgjigjet Ramës: I dridhej dora në Lezhë, ai duhet…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij para protestuesve i ka dhënë përgjigje edhe deklaratave të Edi Ramës në qytetin e Lezhës.

Sipas Bashës, Rama në Lezhë lexoi plagjiaturën e Albin Kurtit, ndërkohë që po i dridhej dora.

 

“Nuk mund të pranojmë dhe nuk do të pranojmë kurrë errësirën e tiranisë së krimit, nuk mund të pranojmë kurrë monizmin, procesin kriminal që po u ofrohet shqiptarëve në vend të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

E gjithë beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, e gjithë beteja jonë bëhet për vlera evropiane. Nuk mund të pranojmë Edi Ramën dhe bandën e tij ta mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës, sepse ajo është shpresa jonë, ato janë vlerat tona. Rrugën tonë të Evropës do ta hapim. Rama ik!

Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojërat e Edi Ramës po merr fund.

Kufoma politike që I dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti I krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.