E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë/ 10 mijë euro ilaçe kontrabandë, arrestohet 34-vjeçari
Lajme

Lezhë/ 10 mijë euro ilaçe kontrabandë, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se kishte fshehur në 2 subjektet që kishte në pronësi (farmaci dhe magazinë të një marketi), 300 kuti me ilaçe jashtë kritereve, me vlerë rreth 10 000 euro.

Ndërkohë një administrator i një kompanie farmaceutike është vënë në pranga pasi në makinën në pronësi të makinës u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore

“Një sërë planesh operacionale po zhvillohen paralelisht në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre. Finalizohet operacioni policor i koduar “Antidote”. Zbulohen dhe goditen 2 raste të shitjes së ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë, pa elemente sigurie.

Për njërin rast u arrestua një 34-vjeçar që kishte fshehur në 2 subjektet që kishte në pronësi (farmaci dhe magazinë të një marketi), 300 kuti me ilaçe jashtë kritereve, me vlerë rreth 10 000 euro. Për rastin tjetër u procedua penalisht administratori i një kompanie farmaceutike, pasi në automjetin e kompanisë, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa dokumentet shoqëruese që kërkon ligji.

Në kuadër të kontrolleve në subjekte ekonomike të ndryshme, për të cilat ka indicie se tregtohen mallra/produkte, në kundërshtim me ligjin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Antidote”, si rezultat i të cilit: -u vu në pranga pronari i 2 prej bizneseve, shtetasi A. D., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi kishte fshehur në ambientet e farmacisë dhe në raftet me produkte ushqimore, në magazinën e një marketi, 300 kuti me ilaçe, një pjesë e të cilave nuk kishte elementin e autenticitetit në ambalazhe, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pullën e Agjencisë Shtetërore të Barnave.

-u procedua penalisht administratori i një kompanie farmaceutike, shtetasi S. I., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në automjetin në pronësi të kësaj kompanie, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa elementin e autenticitetit në ambalazhe dhe pa fatura tatimore. Policia sekuestroi si provë materiale, 300 kutitë me ilaçe dhe 200 artikujt. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.