E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë/ Armë zjarri, drogë dhe 5 radio marrëse, policia arreston  62-vjeçarin
Lajme

Lezhë/ Armë zjarri, drogë dhe 5 radio marrëse, policia arreston 62-vjeçarin

Policia ka vendosur në pranga një 62-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim nipin e tij pasi iu gjetën në banesë armë, kanabis dhe radio marrëse.

arme droge

“U arrestua në flagrancë shtetasi Ndue Gjini, 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, shtetasi  Ardit Gjini, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë”, raportojnë uniformat blu.

Njoftimi i policisë: 

DVP Lezhë/Vijojnë me intensitet të lartë planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi, 5 radio marrëse-dhënëse dhe pajisje të ndryshme elektrike.

Vihet në pranga një 62-vjeçar dhe shpallet në kërkim nipi i tij, të cilët posedonin armët dhe po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën policore, kanë vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive krimianle dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Si rezultat:

– u arrestua në flagrancë shtetasi N. Gj., 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, shtetasi A. Gj., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.