E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë/Arrestohet djali i xhaxhait të deputetit të PS
Lajme

Lezhë/Arrestohet djali i xhaxhait të deputetit të PS

 Elvis Ndreca doli në përgjimet e ‘Sky Ecc’!

Policia e Shtetit ka arrestuar 27-vjeçarin, Elvis Ndreca, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të  operacionit Revanshi.

I riu është arrestuar mbrëmjen e djeshme (11 shkurt) nga policia.

Elvis Ndreca doli në përgjimet e SKY ECC në dosjen “Revanshi” të SPAK dhe akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj, Durim Bamit.

Elvis Ndreca është kushëriri i deputetit të PS në Lezhë, Eduard Ndrecës.

Njoftimi i policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”.

Kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar nga SPAK, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posacme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Wanted”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi:

E. N., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhr grupi i strukturuar kriminal.”

Shtetasi E. N. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.