Lezhë, makina tip golf përplaset me eskavatorin e bashkisë
Mësohet se një makinë tip “Golf 5” ka goditur nga pas një eskavator të bashkisë Lezhë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme po në këtë rrugë, një këmbësor u përplas për vdekje nga një furgon mallrash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



