Lezhë, pa drita nga moti i keq
Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi që ka mbizotëruar në rajonin e Lezhës gjatë pasdites të së hënës, ka dëmtuar linjat elektrike në shume zona, e për pasoje ka sjellë mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra dhe në qytetin e Lezhës.

Punonjësit e OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



