E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë plagos me thikë një 27-vjeçar bie në pranga
Lajme

Lezhë plagos me thikë një 27-vjeçar bie në pranga

Është vënë në pranga Aleksandër Ramaj. Ky i fundit mësohet se ka plagosur me thikë një 27-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Balldre të Lezhës.

Bëhet e ditur se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, Ramaj ka qëlluar me thikë, shtetasin me inicialet A. K. 27-vjeçari aktualisht po merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Aleksandër Ramaj është arrestuar dhe do të hetohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pasi janë njoftuar se në Balldre, Lezhë, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 29 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç. 27-vjeçari aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.